ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 15 ushqime për të djegur yndyrnat e tepërta

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: 15 ushqime për të djegur yndyrnat e tepërta   Wed Jun 30, 2010 4:18 pm

Nëse deri
më sot nuk keni pasur sukses në provimin e shumë llojeve të ndryshme të
dietave për t’u dobësuar, pse nuk provoni njëherë rrugët dhe ushqimet
natyrale?

Megjithëse nuk ekziston ndonjë rrugë magjike për
t’u dobësuar, ju mund të konsumoni 15 produktet ushqimore të publikuara
në revistën Reader’s Digest të cilat rrisin potencialin e djegies së
yndyrnave të trupit tuaj.

Qumësht,
kos dhe djathë me pak yndyrë:
sekreti i tyre i përbashkët
qëndron tek kalciumi. Sipas një artikulli të publikuar në revistën
Nutrition Reviews pasi janë rishikuar më shumë se 90 studime është
gjetur një lidhje e fortë në mes marrjes së kalciumit dhe përmirësimit
të organizmit.

Elb, grurë:
sekreti i tyre janë fibrat. Sipas një studimi të publikuar në revistën
American Journal of Clinical Nutrition, nëse në darkë në vend të një
pjate me oriz do të hanit një pjatë të shijshme me grurë, mund të
shpëtoni nga yndyrnat në zonën e barkut.

Çaji jeshil: katesina që përmban
përshpejton metabolizmin dhe sasinë e yndyrnave të djegura nga mëlçia.
Për të pasur rezultate të mira pini 4-6 gota çaj jeshil në ditë dhe bëni
të paktën 3 orë ushtrime në javë.

Veza: me ndihmën e proteinave që përmban ju ndihmon të
dobësoheni. Së pari trupi juaj përdor më shumë energji për të copëtuar
ushqimet proteinike. Përveç kësaj proteina përforcon muskujt sepse
muskujt djegin më shumë yndyrna . Si përfundim proteinat ju ngopin më
shumë se karbohidratet.

Arra,
bajame:
yndyrnat , fibrat dhe proteinat që përmbajnë rrisin
imunitetin e insulinës në trup dhe ndihmojnë në dobësim. Arra është një
nga burimet më të mira të acidit omega-3. Ndërsa bajamja luan një rol
ekstra në strukturën e kockave.

Peshku:
sipas një studimi të bërë nga Universiteti Newcastle, theksohet se
acidet yndyrorë omega-3 që gjenden tek peshku salmon pakësojnë masat e
yndyrnave. Ndërsa studimet e tjera tregojnë se acidet omega-3 ju japin
ndjesinë e ngopjes dhe 2 orë pasi keni ngrënë peshk të skuqur do të
ndiheni akoma të ngopur. Të paktën dy herë në javë duhet të konsumoni
peshk salmon, peshk ton konserve, skumër ose nëse keni mundësi ta gjeni
peshk Ringa i cili gjendet në detërat veriorë.

Molla, dardha, specat për mbushje:
këta produkte përmbajnë flavonoide, kimikate natyrale që gjenden tek
produktet bimore, të cilat kanë veçorinë e djegies së yndyrnave. Sipas
një studimi të publikuar në revistën American Journal of Clinical
Nutrition gratë të cilat konsumojnë shumë flavonoide kanë rënie të
dukshme të indekseve të trupit. Ndërsa nga eksperimentet e realizuara
tek kafshët u provua që flavonoidet rrisin djegien e kalorive dhe
përshpejtojnë qarkullimin e yndyrnave në trup.

Farë liri: me ndihmën e lignanit që
përmban mundëson një masë indeksi dhe më pak yndyrna në trup tek gratë
në periudhën pas menopauzës. Ju mund t’ia shtoni nga një lugë farë liri
çdo ditë në mëngjes drithërave, kosit ose sallatës.

Uthulla:
shkencëtarët pohojnë se uthulla vë në lëvizje genet produktivë të cilët
ndihmojnë në copëzimin e yndyrnave në trup. Pini çdo ditë nga një lugë
gjelle uthull të holluar me qumësht ose me sodë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
15 ushqime për të djegur yndyrnat e tepërta
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: MJEKSIA :: Njeriu dhe shendeti-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com