ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 I arrestojnë vëllain për dezertim, terrorizon banorët me kallashnikov

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 37
Data e Regjistrimit : 26/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: I arrestojnë vëllain për dezertim, terrorizon banorët me kallashnikov   Tue Jun 29, 2010 12:26 am

28
Qer



Policia
është vënë në kërkim të autorit, Eduart Avdia, 30 vjeç me banim në
lagjen e Çamëve në periferi të Elbasanit.


Një
30-vjeçar me banim në lagjen e Çamëve në Elbasan ka terrorizuar banorët
dhe udhëtarët e rrugës nacionale Elbasan-Cërrik me breshëri
kallashnikovi dhe më pas është fshehur në pyllin aty pranë. Policia
është vënë në kërkim të autorit. Eduart Avdia 30 vjeç me banim në lagjen
e Çamëve në periferi të Elbasanit ka terrorizuar banorët dhe udhëtarët e
rrugës nacionale Elbasan-Cërrik me breshëri kallashnikovi. Fillimisht u
dyshua se 30-vjeçari kishte dalë për të grabitur në rrugë, por më pas
version i policisë ka ndryshuar. Sipas të dhënave në vendngjarje, Eduart
Avdia ka dalë në rrugën nacionale Elbasan-Cërrik me një kallashnikov
dhe ka qëlluar disa herë në ajër. Banorët dhe kalimtarët e terrorizuar
kanë njoftuar policinë, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje.
Dyshohet se autori është fshehur në pyllin aty pranë dhe policia është
vënë në kërkim e ndihmuar edhe nga qeni i kufirit. Fillimisht është
dyshuar për grabitje, por policia e hodhi poshtë këtë version dhe sipas
uniformave blu Eduart Avdia ka filluar të qëllojë në ajër, në shenjë
hakmarrje për shkak të arrestimit të vëllait të tij Florind Avdia, i
cili ishte arrestuar 10 minuta më parë pasi ishte dënuar nga Gjykata për
dezertim nga ushtria. Megjithatë çështja është nën hetim.
















Burimi:



Klan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I arrestojnë vëllain për dezertim, terrorizon banorët me kallashnikov
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Lajme ne vendi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs.com