ForumHomeRegjistrohuidentifikimi



Share | 
 

 Zërat për shkëmbim territori Kosovë-Serbi, të rrezikshëm

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Fatjon
Boss
Boss
avatar

Numri i postimeve : 215
Data e Regjistrimit : 29/06/2010
Vendodhja : Europa

MesazhTitulli: Zërat për shkëmbim territori Kosovë-Serbi, të rrezikshëm   Thu Jul 01, 2010 9:13 pm

Shkup -
Zëvendëskryeministri maqedonas, Abdylaqim Ademi, deklaroi se Maqedonia i
konsideron të rrezikshëm zërat për një shkëmbim territoresh mes Kosovës
e Serbisë, ndërkohë që paralajmëroi se vitin e ardhshëm, si pjesë e
Korridorit VIII do të nisë ndërtimi i hekurudhës që do ta lidhë
Maqedoninë me Shqipërinë.

''Mendoj se janë ide të vjetra, janë ide
gjithashtu të rrezikshme dhe tendencioze, në radhë të parë për
shqiptarët, sepse janë ide të cilat pikërisht shqiptarët do t'i dëmtonin
më së shumti se çdokënd tjetër në rajon'', deklaroi Ademi në një
intervistë dhënë shërbimit në gjuhën shqipe të BBC-së.

''Mendoj
se këto ide jepen nga Serbia edhe për të shpërqendruar vëmendjen e
opinionit nga ajo që ndodh me shtetin e ri, me institucionet e reja në
Kosovë, me zhvillimin që ka Kosova dhe me zhvillimin që kanë popujt e
rajonit në krahasim me Serbinë. Këto ide janë të papranueshme, në radhë
të parë, për Kosovën dhe popullin e Kosovës dhe pastaj edhe për shtetet e
tjera. Pra, e papranueshme është edhe për Maqedoninë. Kosova tanimë po
dëshmon se është shtet që prodhon stabilitet'', shtoi ai.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.botashqip.com
 
Zërat për shkëmbim territori Kosovë-Serbi, të rrezikshëm
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: POLITIKA, EKONOMIA DHE BISNESI :: Hapsira Shqiptare-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Sosblogs